Shërbimi Korrektues dhe Gjykata e Prishtinës realizojnë për herë të parë seancë gjyqësore përmes videolidhjes
Sot, në koordinim të ngushtë mes Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë, është mbajtur për herë të parë seanca gjyqësore përmes videolidhjes, duke shënuar kështu edhe një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit korrektues dhe gjyqësor. I burgosuri nga Qendra e Paraburgimit në Gjilan është paraqitur përmes videolidhjes, ndërsa gjyqtarja Fatime…

Lajme
Sot, në koordinim të ngushtë mes Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë, është mbajtur për herë të parë seanca gjyqësore përmes videolidhjes, duke shënuar kështu edhe një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit korrektues dhe gjyqësor.
I burgosuri nga Qendra e Paraburgimit në Gjilan është paraqitur përmes videolidhjes, ndërsa gjyqtarja Fatime Dermaku ka udhëhequr seancën nga ambientet e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Kjo mënyrë e mbajtjes së seancave gjyqësore përmes videolidhjes synon lehtësimin e procesit gjyqësor, duke zvogëluar nevojën për transport fizik të të burgosurve drejt gjykatave, duke rritur sigurinë dhe efikasitetin në procedura.
Për realizimin e kësaj seance janë përdorur pajisje të avancuara audio dhe video për incizimin dhe regjistrimin e seancave gjyqësore. Këto pajisje, janë dhuruar nga Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), do të ndihmojnë në lehtësimin e punës së Shërbimit Korrektues dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në fushën e drejtësisë.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit korrektues dhe drejtësisë në vend, duke kontribuar në rritjen e sigurisë gjatë procedurave gjyqësore dhe duke përmirësuar aksesin e të burgosurve në proceset gjyqësore në mënyrë më efikase dhe të sigurt.