Shënon Benzema, Franca gjithmonë fiton

Karim Benzema i sjell fat Francës. Sulmuesi francez ndihmoi Kombëtaren e tij në fitoren 3:0 ndaj Ukrainës të martën mbrëma në Paris me çka e përmbysën disavantazhin prej dy golash nga dueli i parë i barazhit dhe siguruan kualifikimin për në Kampionatin botëror 2014. Benzema realizoi dy herë, i pari iu anulua padrejtësisht për pozitë…

Sport

20/11/2013 12:55

Karim Benzema i sjell fat Francës.

Sulmuesi francez ndihmoi Kombëtaren e tij në fitoren 3:0 ndaj Ukrainës të martën mbrëma në Paris me çka e përmbysën disavantazhin prej dy golash nga dueli i parë i barazhit dhe siguruan kualifikimin për në Kampionatin botëror 2014.

Benzema realizoi dy herë, i pari iu anulua padrejtësisht për pozitë jashtë loje, kurse i dyti iu pranua – po ashtu padrejtësisht – edhe pse në momentin e goditjes ai ishte në ofsajd.

Si do që të jetë ai ishte në mesin e golashënuesve në fitoren e rëndësishme kundër Ukrainës dhe konfirmoi bilancin e jashtëzakonshëm me Kombëtaren e Francës.

Në 16 ndeshjet ku Benzema ka shënuar gol, Franca gjithmonë ka shënuar fitore.