Shënohen dy gola të shpejtë në sfidën mes Milanit dhe Sassuolos

Milani dhe Sassuolo janë duke e zhvilluar duelin e xhiros së 14-të në Serie A.

Sport

28/11/2021 15:32

Dy gola të shpejtë janë shënuar brenda tre minutave.

Milani hapi sfidën nëpërmjet mbrojtësit Romagnoli i cili realizoi me kokë pas një asistimi nga Hernandes në minutën e 21-të.

Gëzimi i ‘rosonerëve’ zgjati vetëm tre minuta pasi mysafirët barazuan rezultatin nëpërmjet Gianluca Scamacca i cili realizoi një eurogol në minutën e 24-të të ndeshjes duke e lënë të ngrirë portierin Maignan.

Goli i Romagnolit – VIDEO

Goli i Scamaccas – VIDEO

/Lajmi.net/