Shënohen dy gola të shpejtë në ndeshjen Spanjë – Francë, eurogol nga Benzema
Janë shënuar dy gola të shpejtë në përballjen mes Spanjës dhe Francës, e vlefshme për finalen e Kupës së Botës.

Sport
Ishte sulmuesi Oyarzabal që kaloi në epërsi “Furinë e Kuqe”, shkruan lajmi.net.
Pas një harkimi të Sergio Busquets, Oyarzabal arriti të afrohet pas një mbrojtje të dobët nga Upamecano për t’i dhënë epërsinë Spanjës (64′)- VIDEO.
Por, vetëm dy minuta më pas, Franca u kundërpërgjigj përmes sulmuesit Karim Benzema.
Pas një pasimi nga Kylian Mbappe, Benzema realizoi eurogol nga distanca – VIDEO.
Rezultati momental është 1 – 1./Lajmi.net/