Çitaku pas vizitës së Jakup Krasniqit në Prishtinë: Na mungoni shumë, çlirimtarë!

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vizitës së Jakup Krasniqit në familjen e tij në Prishtinë, duke shprehur emocionet për rikthimin e tij të përkohshëm në Kosovë. Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se ishte emocionuese ta shihnin sërish Krasniqin në Prishtinë, pranë familjes së tij. Ajo…

Lajme

18/11/2026 19:12

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vizitës së Jakup Krasniqit në familjen e tij në Prishtinë, duke shprehur emocionet për rikthimin e tij të përkohshëm në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se ishte emocionuese ta shihnin sërish Krasniqin në Prishtinë, pranë familjes së tij.

Ajo ka theksuar se do të vazhdojnë angazhimin që Krasniqi dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së të kthehen sa më parë në Kosovë.

“Baca Jakup, na emocionove shumë kur të pamë sërish në Prishtinë, në përqafimin e familjes, qoftë edhe vetëm për pak orë.

Mbahuni të fortë, se edhe ne nuk do t’ju lëmë vetëm. Do të lëvizim çdo gur që të ktheheni sa më shpejt të gjithë në Kosovë, të lirë e krenarë, larg prangave e padrejtësisë”, ka shkruar Çitaku.

Në fund të reagimit, ajo ka shtuar se ish-krerët e UÇK-së u mungojnë shumë, duke përfunduar me fjalët: “Na mungoni shumë, çlirimtarë!” /Lajmi.net/