Shenjat zodiakale që mezi e marrin veten nga një ndarje

Këto janë shenjat e zodiakut të cilave u duhet më shumë kohë të shërojnë zemrën pas një plagosjeje në dashuri!

Fun

26/07/2021 09:21

Demi

Për Demin, emocionet e forta nuk janë të huaja: ata e lënë veten të influencohen shumë nga ndjenjat negative. Kësaj shenje i pëlqen shumë të jetë në një marrëdhënie: e do shoqërinë, shkrirjen e botëve, lidhjen.  Prandaj, kur bën një pauzë, gjithçka për të cilën mendon është se sa e rëndësishme ishte ajo që kishte në vend që të përqendrohet tek ato për të cilat ka nevojë në të ardhmen.

Pa dyshim, Demit i duhet më shumë kohë për të marrë veten krahasuar me shenjat e tjera, sepse nuk e lë dot të shkojë dikë që do; pret gjithmonë që gjërat të kthehen si më parë dhe ky mekanizëm mbijetese i dëshirës për të jetuar në të shkuarën e ndalon krejtësisht.

Akrepi

Kur është fjala për të ecur përpara,  Akrepi është i tmerrshëm. Kuptohet, të pasurit një ndërprerje e bën atë të dihet i çmendur dhe i humbur në botën e e vet.

Por në vend që të përballen dhe të mbështeten tek të tjerët për të kaluar dhimbjen, akrepët marrin vendime të pamatura dhe të pamenduara duke bindur veten se dhimbja e tyre është diçka për të cilën duhet të ndiejnë turp, prandaj nuk flasin me asnjë. Këto janë tentativa për të mbrojtur veten, por thjesht e bëjnë këtë proces akoma më të vështirë me këto vendime të rrepta.

Ujori

Një ujor mund të ndihet jashtëzakonisht i prekur nga një ndarje, por nuk është në gjendje të merret me të. Kjo do të thotë që në vend  që të përballet me vuajtjen, i injoron ndjenjat e tij duke shpërqendruar veten dhe duke bërë çdo gjë që të ecin para pa e kujtuar të kaluarën.

Edhe pse kjo duket se funksionon në momentin e parë, në fakt shkakton dëme afatgjata sepse dhimbja do të akumulohet derisa ‘zemra të plasë’ dhe ujorët nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të përballen me këtë  ndarje. Me pak fjalë, krenaria e tyre do të marrë fund.

Binjakët

Me pak fjalë, mund të themi se Binjakët me zemër të thyer janë një minë me sahat. Ndjejnë nevojën të bindin gjithë të tjerët se ndihen mirë dhe shpenzojnë shumë energji duke u shtirur edhe pse brenda tyre janë të shkatërruar dhe të ndarë më dysh. Motivi kryesor sepse atyre u duhet shumë kohë për të kaluar një ndarje është se përpiqen të ecin para duke bërë një lojë të keqe shtirjeje që të duket sikur janë mirë në vend që të punojnë me shëndetin e tyre emocional. /Lajmi.net/