Shenjat që tregojnë se duhet të bëni sa më shpejt një kontrollë tek gjinekologu
Në këto raste, vetë-diagnoza nuk është fare efektive, duhet të shihni një specialist!
Lifestyle
Ende shumë vajza dhe gra e shmangin vizitën tek gjinekologu, edhe kur e kanë një shqetësim. Nëse jeni të prirura ndaj paranojës (dhe kush nuk është tani që Google na ka dhënë aftësinë për t’u vetë-diagnostikuar?), dhe shkoni tek gjinekologu, do të bindeni nëse nuk është në rregull, apo edhe nëse gjithçka është në rregull.
Këto janë disa shenja që tregojnë se duhet të lini një takim me gjinekologun.
Keni një gjendër që ju shkakton dhembje
Është e domosdoshme që të bisedoni me gjinekologun menjëherë nëse vini re një gjendër në brendësi, apo në dalje të vaginës. Fatmirësisht, një pjesë e madhe e kisteve janë të padëmshëm, por lloje të caktuara mund të shkaktojnë aq shumë dhembje, saqë mund ta keni të vështirë të ecni apo të qëndroni ulur.
Keni enjtje të vaginës dhe kruarje
Këto simptoma mund të shkaktohen nga shampoja që përdorni kur bëni banjë, menopauza apo edhe një infeksion mykotik. Në pjesën më të madhe të rasteve, nuk është diçka shqetësuese. Por, këto simptoma mund të jenë edhe shenja të trikomoniasis, një sëmundje seksualisht e transmetueshme.
Keni gjakderdhje pas marrëdhënieve seksuale
Para menopauzës, gjakderdhja post-koitale është e zakonshme. Ky problem mund të zhduket për 6 muaj, por gjakderdhja është edhe simptomë e kancerit vaginal dhe atij të qafës së mitrës, prandaj një vizitë gjinekologjike është e domosdoshme.
Keni djegie gjatë urinimit dhe sekrecionet vaginale janë ndryshe
Të kesh sekrecione vaginale është mëse normale, por nëse vëreni ndryshime në ngjyrë, erë apo përbërje, do të thotë se diçka nuk shkon. Aq më tepër nëse keni edhe djegie. /Lajmi.net/