Shenjat që tregojnë që nuk ja vlen të ruhet lidhja juaj më shumë

Një lidhje e keqe nuk do ta bëjë jetën tuaj më të vështirë, por debatet e vazhdueshme mund të sjellin depresion.

Lifestyle

21/05/2020 08:16

Nëse ndiheni që lidhja juaj po kalon disa cikle, është mirë që ti qetësoni gjërat dhe të qartësoni çdo gjë që po ndodh, transmeton lajmi.net.

  1. Nëse partneri juaj ju shmangë që të mos kalojë kohë më ju por është gjithmonë gati të kaloj kohën me persona të tjerë, kjo është shenjë që tregon se partneri juaj nuk është më i interesuar në ju.
  2. Ndiheni krejt person tjetër nga ai që keni qenë më parë. Nëse prisni që personi tjetër të ndryshojë kjo nuk është shenjë e mirë.

    Nuk duhet të hiqni dorë nga hobi apo interesi juaj i mëparshëm vetëm pse partneri juaj nuk e aprovon atë. Nëse jeni ndjerë të lumtur dhe rehat me atë që keni bërë më parë, mos ndaloni dhe mos ndryshoni për asnjë njeri.
  3. Nëse shumica e bisedave tuaj shndërrohen në përleshje nuk është shenjë e mirë. Shprehja e mendimeve tuaja është e shëndetshme por nëse debatoni çdo here pas një bisede ajo me të vërtetë nuk është e mirë për një lidhje.
  4. Lidhja juaj duke e thatë dhe e mërzitshme. Jo gjithmonë keni qaste të lumtura në një lidhje, por nëse vazhdimisht nuk ndiheni mirë dhe lidhja duket që po ecën disi si e mërzitshme, kjo nuk është shenjë aspak e mirë.
  5. Nëse nuk jeni gjëja primare për partnerin tuaj, nuk është shenjë e mirë. Ata duhet të mundohen të jen gjithmonë për ju dhe të gatshëm për çdo gjë. /Lajmi.net/