Shenjat e trafikut dëmtohen nga predhat e armëve, policia sekuestron 40 gëzhoja dhe tre fishekë

Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se janë informuar se shenjat e trafikut në Zllash të Prishtinës janë dëmtuar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ka vërejtur se shenjat e trafikut janë dëmtuar nga predhat e armëve. Aty janë gjetur 40 gëzhoja kalibrash të ndryshëm dhe tre fishekë. “PËRDORIM I…

Lajme

13/04/2025 08:56

Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se janë informuar se shenjat e trafikut në Zllash të Prishtinës janë dëmtuar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ka vërejtur se shenjat e trafikut janë dëmtuar nga predhat e armëve.

Aty janë gjetur 40 gëzhoja kalibrash të ndryshëm dhe tre fishekë.

“PËRDORIM I ARMËS- Fsh. Zllash, Prishtinë  NN. Më 12.04.2025 ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se shenjat e trafikut janë të dëmtuara. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka vërejtur se shenjat e trafikut janë të dëmtuara nga predhat e armëve dhe në afërsi të shenjave janë gjetur 40 gëzhoja kalibrash të ndryshëm dhe tre fishekë. Gëzhojat dhe fishekët janë sekuestruar nga njësia e hetuesisë. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”.