Shemi i “Ilirëve” zbulon se u prangos nga policia pasi u nis ta këndonte këngën e Adem Jasharit në “Sunny Hill”
Shemi nga grupi Ilirët, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka zbuluar se është prangosur nga Policia e Kosovës. Sipas tij arsyeja pse ai u prangos ishte pasi ai ishte nisur të këndonte në festivalin “Sunny Hill”, shkruan lajmi.net. Përmes një shkrimi, këngëtari ka përmendur me emër policin që e prangosi atë, duke e akuzuar se…

ShowBiz
Shemi nga grupi Ilirët, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka zbuluar se është prangosur nga Policia e Kosovës.
Sipas tij arsyeja pse ai u prangos ishte pasi ai ishte nisur të këndonte në festivalin “Sunny Hill”, shkruan lajmi.net.
Përmes një shkrimi, këngëtari ka përmendur me emër policin që e prangosi atë, duke e akuzuar se është i paguar nga Dukagjin Lipa, për ta ndaluar atë të mos këndojë në festival.
“Sot me ka ndodh diqka që kur në jetë se kisha prit. U nisa në Gërmi në ‘Sunny Hill’ si pjesëmarrës pa një pa dy, një polic zyrtar me emrin Shkelzen Xhafa urdhëroi të më prangosin pa e ba një të keqe dhe asnjë polic tjetër nuk donte ta bëjë këtë ky matrapaz edhe i dënoi disa policë pse nuk i përfillen urdhrat e ti ky torrollak qart ashtë pagu nga Dugagjin Lipa të më sjell në këtë gjendje”, tha ai.
Tutje këngëtari tregoi se kanë pasur një debat me Dukagjin Lipën, pasi Shemi ka dashur që ta këndojë këngën e Adem Jasharit në festival, ndërsa thotë se Lipa i është betuar në fëmijët e tij që nuk do ta lejojë atë.
“Unë jam përqare me Dugin se i jam betu në dy fëmi të mi se kam me dal me këndu kangen e ADEM JASHARIT e ai është bëtu në tre fëmi se nuk ka mem leju. Nesër unë kam me dal me këndu atë kang le te merr sa të dojë para Shkelzen Xhafa po unë kam me dal. Shihemi në ‘Sunny Hill’ Shemi Iliret Xhamadanin dhe Adem Jasharin…kanga e legjendarit është hiti ma i madh për momentin vetëm Dugagjin Lipës i pengon krejt stafin nalt e ka me shkie edhe policet e din dhe ju pengon vetëm Shkelzen Xhafes jo se e ka haraqin aty. Zoti i nimoftë popullit shqipëtar”, shkroi Shemi./Lajmi.net/