“Shembull në fushë” – Sunderlandi me fjalë të mëdha për Xhakën për paraqitjen e tij ndaj Kosovës
Pas fitores së Zvicrës 4:0 ndaj Kosovës në Basel, kapiteni Granit Xhaka u vlerësua për paraqitjen e tij të jashtëzakonshme. Mesfushori me origjinë kosovare ishte organizatori kryesor i lojës dhe lojtari me më shumë pasime të sakta në ndeshje. Klubi anglez Sunderland bëri një postim në rrjete sociale ku shkruante: “Shembull në fushë. Granit Xhaka…

Sport
Pas fitores së Zvicrës 4:0 ndaj Kosovës në Basel, kapiteni Granit Xhaka u vlerësua për paraqitjen e tij të jashtëzakonshme.
Mesfushori me origjinë kosovare ishte organizatori kryesor i lojës dhe lojtari me më shumë pasime të sakta në ndeshje.
Klubi anglez Sunderland bëri një postim në rrjete sociale ku shkruante:
“Shembull në fushë. Granit Xhaka kompletoi 102 pasime ndaj Kosovës sonte, më së shumti në ndeshje”.
Me 102 pasime të realizuara, Xhaka tregoi saktësinë dhe ndikimin e tij në lojën e Zvicrës, duke konfirmuar edhe një herë pse është një nga liderët kryesorë të kombëtares.