Shembet direkt mbi kabinën e kamionit ura për këmbësor në Linz, lëndohen rëndë dy persona
Një urë për këmbësor është shembur në Linz të Austrisë, duke lënë lënduar rëndë dy persona që gjendeshin në kamionin që siç raportohet goditi urën. Sipas informacioneve fillestare, shoferi i kamionit mund ta ketë llogaritur gabim lartësinë e urës në lagjen Auwiesen të Linz ( Austri ) ndërsa po hynte në një garazh parkimi nëntokësor,…

Bota
Një urë për këmbësor është shembur në Linz të Austrisë, duke lënë lënduar rëndë dy persona që gjendeshin në kamionin që siç raportohet goditi urën.
Sipas informacioneve fillestare, shoferi i kamionit mund ta ketë llogaritur gabim lartësinë e urës në lagjen Auwiesen të Linz ( Austri ) ndërsa po hynte në një garazh parkimi nëntokësor, raportuan mediat lokale.
Shërbimet e emergjencës e ngritën me kujdes urën e shembur duke përdorur një vinç.
Nuk ka persona të tjerë të lënduar, pasi në momentin e shembj es së urës nuk kishte këmbësor në urë.