Shembet ballkoni ndërsa po bënte seks, burri në gjendje kritike

Një burrë ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi shembjes së një ballkoni ndërsa po bënte seks në një shtëpi pushimesh në Francë.

Fun

19/08/2019 19:07

Britaniku 30-vjeçar, i cili nuk është identifikuar, mori plagë të rënda pasi ra me kokë në beton në Le Cannet, afër Kannës.

Partnerja e tij kanadeze, 28-vjeçare tha se burri ra pas shembjes së ballkonit të apartamentit, ndërsa ajo pësoi dëmtime të lehta.

“Pjesë të mëdha betoni i ranë sipër çiftit pas rrëzimit në tokë.  Ata po bënin dashuri në qiell të hapur dhe ranë nga 3.5 metra lartësi”, ka thënë një burim për “Daily Mail”. /Lajmi.net/