Sheik Jassim i Katarit heq dorë nga United

Bankeri i Katarit, Sheik Jassim bin Hamad Al Thani është tërhequr nga procesi për të blerë Manchester United. Sipas, BBC, Sheik Jassim kishte ofruar 5 miliardë funte për klubin, por bisedimet e mëtejshme këtë javë kanë dështuar, shkruan lajmi.net. Familja Glazer, e cila bleu United për 790 milionë funte në 2005, njoftoi në nëntor 2022…

Sport

15/10/2023 15:19

Bankeri i Katarit, Sheik Jassim bin Hamad Al Thani është tërhequr nga procesi për të blerë Manchester United.

Sipas, BBC, Sheik Jassim kishte ofruar 5 miliardë funte për klubin, por bisedimet e mëtejshme këtë javë kanë dështuar, shkruan lajmi.net.

Familja Glazer, e cila bleu United për 790 milionë funte në 2005, njoftoi në nëntor 2022 se po mendonin ta shesin Klubin.

Ineos Group i biznesmenit britanik Sir Jim Ratcliffe ishte ofertuesi tjetër kryesor.

Burimet i kanë thënë BBC Sport se Ratcliffe tani shpreson të përfundojë një marrëveshje për një pakicë të aksioneve në klub, që mendohet të jetë 25%.

Njoftimi i familjes Glazer vitin e kaluar se ata po konsideronin të shisnin United çoi në një stuhi interesash, por vetëm dy oferta, nga Ineos dhe Sheikh Jassim.

Të dy paraqitën oferta prej rreth 5 miliardë funtesh. /Lajmi.net/