Shefja e politikës së jashtme evropiane: Sulmet ruse në Ukrainë janë shtuar pas propozimit për armëpushim

Sulmet ruse ndaj Ukrainës janë shtuar që kur u hodh në tryezë propozimi për armëpushim, tha sot shefja e politikës së jashtme evropiane, Kaja Kallas, pas takimit me kryeministrin ukrainas Denys Shmyhal. Kallas tha se Kievi do të marrë së shpejti këstin e parë të parave të siguruara nga asetet e ngrira ruse. Vihet re…

Bota

09/04/2025 23:18

Sulmet ruse ndaj Ukrainës janë shtuar që kur u hodh në tryezë propozimi për armëpushim, tha sot shefja e politikës së jashtme evropiane, Kaja Kallas, pas takimit me kryeministrin ukrainas Denys Shmyhal.

Kallas tha se Kievi do të marrë së shpejti këstin e parë të parave të siguruara nga asetet e ngrira ruse.

Vihet re se kreu i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Shirsky, ka deklaruar në një intervistë të publikuar sot se Rusia ka nisur një ofensivë të re në verilindje të vendit, duke shtuar se tashmë ka një rritje të madhe të sulmeve.

Nga ana e tij, Volodymyr Zelensky kishte paralajmëruar më herët se Rusia po përgatit një sulm në dy rajonet Kharkiv dhe Sumy.