Shefi i kërkon të kryejn marrëdhënie seksuale, që të lirohet më herët nga puna

Një grua e ka lëshuar në Facebook një video live ku dëgjohet biseda e saj me shefin i cili i kërkoi asaj të kryenin një akt seksual për ta liruar më herët nga puna.

Fun

04/08/2016 04:49

Makana Milho, 21 vjeçare ishte pastruese dhe pretendon se shefi i saj i kishte ngacmuar atë seksualisht, përcjellë lajmi.net

Ajo filloi filmimin me telefon nga portofoli i saj kur të dy ishin në një kamion dhe mbikqyrësi i saj e dërgoi atë në një parking të zbrazët.

“Nëse unë nuk bëj asgjë seksuale me ty, do të duhet të qëndroj deri në ora 1”, dëgjohet duke i thënë Makana.

“Ju mund të shkoni në shtëpi shumë shpejt (nëse do ta kryente aktin seksual), përndryshe jam i detyruar të të mbaj këtu deri në ora 1”, dëgjohet duke i thënë mbikqyrësi i saj.

“Shumë gra të tjera i kanë kryer favore seksuale, duke përfshirë edhe një nënë të re e cila thoshte se ishte seksi më i mirë që kam pasur një kohë të gjatë”, rrëfen Makana Milho.

Video është shikuar 197,000 herë ndërsa mbikqyrësi Villanueva është arrestuar me akuzë për shkallë të katërt të sulmit seksual./lajmi.net