Shefi i EULEX-it thotë se bashkë me Policinë dhe KFOR-in po monitorojnë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor
Në 18 komunat e Kosovës është duke u zhvilluar balotazhi, ku qytetarët do të kenë mundësi që të zgjedhin kryetarin e tyre për 4 vitet e ardhshme. Në këtë ditë të zgjedhjeve për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor ka reaguar edhe shefi i EULEX-it në Kosovë, Giovanni Barbano. Ai tha se EULEX-i është në teren duke…
Lajme
Në 18 komunat e Kosovës është duke u zhvilluar balotazhi, ku qytetarët do të kenë mundësi që të zgjedhin kryetarin e tyre për 4 vitet e ardhshme.
Në këtë ditë të zgjedhjeve për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor ka reaguar edhe shefi i EULEX-it në Kosovë, Giovanni Barbano.
Ai tha se EULEX-i është në teren duke monitoruar situatën e sigurisë, transmeton lajmi.net.
Nga Barbano është theksuar se kjo po bëhet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, si dhe me KFOR-in.
‘’Ndërsa Kosova po zhvillon raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash, patrullat mobile të Njësive të Policisë së Formuar dhe të Policisë së Formuar Rezervë të EULEX janë në terren, duke monitoruar situatën e sigurisë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KFOR, në mënyrë që çdo qytetar me të drejtë vote të mund ta ushtrojë lirshëm dhe paqësisht të drejtën e tij për të votuar’’, është thënë nga Barbano. /Lajmi.net/
