Shefi i Dortmundit, Waztke: Haaland duhet të bëhet yll botëror që të transferohet të Reali

Shefi i Borussia Dortmundit, Hans Watzke e ka këshilluar sulmuesin Erling Haaland të qëndrojë derisa sa të bëhet yll botëror, pastaj t'i bashkohet ndonjë gjiganti evropian.

Sport

04/01/2021 18:48

Norvegjezi është duke shkëlqyer me Dortmundin, derisa kërkohet nga top klubet evropiane, transmeton lajmi.net.

Watzke tha se ka këshillën e njëjtë siç kishte për sulmuesin e Bayernit, Robert Lewandowski, pra të jetë i duruar dhe të qëndrojë derisa të bëhet yll botëror.

“Nuk mendoj se Haaland do largohet në verën e ardhshme, këshilla ime për Haaland është të bëjë siç bëri Lewandowski, të jetë i duruar dhe të qëndrojë me ne derisa të bëhet yll botëror”.

“Për të shkuar të Real Madridi, duhet të jesh yll botëror”, tha ai.

Vlera e Haaland është rritur në 100 milionë euro, por në vitin 2022 skuadrat evropiane kanë të drejtë të aktivizojnë klauzolën e blerjes për 75 milionë euro./Lajmi.net/