Shea: Udhëheqësit e sotëm të Serbisë vazhdojnë shtrembërimin e historisë, këtë e kanë trashëguar nga Millosheviqi
Kanë kaluar 26 vjet nga bombardimet e NATO-s dhe Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet që ka bërë në Kosovë. Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea thotë se kjo është vërtetë zhgënjyese. “Shumë nga figurat e qeverisë serbe sot erdhën në jetën politike gjatë epokës nacionaliste të Millosheviqit dhe kanë…

Lajme
Kanë kaluar 26 vjet nga bombardimet e NATO-s dhe Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet që ka bërë në Kosovë.
Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea thotë se kjo është vërtetë zhgënjyese.
“Shumë nga figurat e qeverisë serbe sot erdhën në jetën politike gjatë epokës nacionaliste të Millosheviqit dhe kanë trashëguar pikëpamjen e tij të shtrembëruar për historinë serbe dhe jugosllave”.
Megjithatë Shea ka një shpresë për të ardhmen.
“Shumë serbë në opozitë dhe në shoqërinë civile e dinë të vërtetën dhe unë nuk i kam hequr shpresat që në të ardhmen të krijohet një komision i përbashkët serbo-kosovar për të vërtetën historike dhe përgjegjësinë. Millosheviqi u padit nga GJNP për krime lufte në Kosovë dhe ky proces mblodhi, gjithashtu, shumë prova. Dhe vetë Vuçiq shkoi në Srebenicë në përvjetorin e korrikut disa vite më parë. Pra, le të ngulmojmë”, tha ai në një intervistë për RTK.