SHBA vendos sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut

16:06 | 27 Shtator 2017

.

Departamenti Amerikan i Thesarit ka goditur Korenë e Veriut me sanksione të reja që synojnë tetë banka si dhe 26 zyrtarë bankash të këtij vendi.

Në deklaratën e Departamentit të Thesarit thuhet se vendimi “vë në shënjestër përdorimin nga ana e Koresë së Veriut të sistemit financiar ndërkombëtar për të lehtësuar programet e saj me raketave balistike“.

Si përgjigje ndaj provës së Phenianit me atë që mendohet të ishte një bombë me hidrogjen, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi gjatë këtij muaji sanksioneve të reja ekonomike ndaj Koresë së Veriut, duke ndërprerë importin e naftës.

Pheniani dënoi veprimin e OKB-së, duke e quajtur një “bllokadë të plotë ekonomike” që synon siç u shpreh zyrtarët e këtij vendi “mbytjen plotësisht” të popullit të Koresë së Veriut.