SHBA-të mirëpresin vendimin e Putinit
Shtëpia e Bardhë ka mirëpritur vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për t’iu bërë thirrje ligjvënësve rusë që të tërheqin autorizimin për ndërhyrje ushtarake në Ukrainë.

Bota
Mirëpo, zëdhënësi Josh Earnest ka thënë se Washingtoni, i cili ka kërcënuar Moskën me sanksione të mëtejshme, dëshiron të shohë prova të qarta të ndryshimit të sjelljes së Rusisë.
Putin ka kërkuar sot nga Këshilli i Federatës që të tërheqë autorizimin që ka dhënë për ndërhyrje të forcave ushtarake ruse në Ukrainë.
Agjencia Interfax citon një senator të lartë rus të ketë thënë se rezoluta do të tërhiqet më 25 qershor.
Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov ka thënë se kërkesa është bërë me qëllim të normalizimit të atmosferës dhe zgjidhjes së situatës në rajonet lindore të Ukrainës.