SHBA-të dhe Japonia do të sfidojnë robotët e tyre gjigant në dyluftim

Filmat fanta-shkencor që flasin mbi robotët dhe luftërat e tyre duket se do të bëhen realitet. Dy robotë gjigant, njëri nga Japonia dhe tjetri nga SHBA, do të luftojnë mes vete shumë shpejt.

Auto & Tek

07/07/2015 15:15

Tingëllon sikur të jetë diçka e filmit ‘Real Steel’, por kompania japoneze e robotëve, Suidobashi Heavy Industries, ka marrë një ftesë nga MegaBots’ për të sfiduar robotin e tyre gjigant, në një betejë me datë ende të pacaktuar.

Të dy kompanitë prodhojnë robotë të cilët kontrollohen përmes njerëzve që ndodhen brenda tyre, transmeton Lajmi.net.

MegaBots do të shfaqë robotin më të ri, të quajtur MegaBot Mark II, të cilin kompania e quan “roboti i parë funksional i Amerikës”. Ai ka disa armë të mëdha të cilat mund të gjuajnë plumba me ngjyra në një veturë që ecë 250kmh.

Japonezët janë befasuar nga kjo ftesë e tyre, dhe përgjigjen e tyre për këtë ftesë mund ta shihni më poshtë:

MegaBots-Hero-Shot