SHBA paralajmëron sanksione për 7 zyrtarë në Republikën Serbe

SHBA-ja do të sanksionojë shtatë individë dhe entitete për pjesën e tyre në rrjetin e patronazhit të presidentit të Republikës Serbe Milorad Dodik. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) Matthew Miller, në rrjetin X. “SHBA po sanksionon shtatë individë dhe subjekte për pjesën e tyre në rrjetin e…

Lajme

18/12/2024 17:38

SHBA-ja do të sanksionojë shtatë individë dhe entitete për pjesën e tyre në rrjetin e patronazhit të presidentit të Republikës Serbe Milorad Dodik.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) Matthew Miller, në rrjetin X.

“SHBA po sanksionon shtatë individë dhe subjekte për pjesën e tyre në rrjetin e patronazhit të Presidentit të Republikës Serbe, Dodik. Ne po sanksionojmë gjithashtu një politikan të Bosnjë-Hercegovinës, i cili shërben si lehtësuesi kryesor i korrupsionit dhe agjendës politike destabilizuese të Dodik”, ka shkruar Miller.