Veteranët amerikanë shënojnë 24 marsin, ditën kur NATO filloi çlirimin e Kosovës (Foto)

Më 24 mars të vitit 1999, forcat aleate të NATO-s kishin filluar sulmet nga ajri ndaj caqeve ushtarake të Serbisë në Kosovë dhe gjithë ish-Jugosllavinë e atëhershme. Me këtë rast sot veteranët e ushtrisw amerikane, ushtri e cila u kishte prirë këtyre sulmeve, sot kanë shënuar këtë datë.

Lajme

24/03/2016 15:14

Texas VFW ka nderuar sot të gjithë veteranët që kanë marrë pjesë në Fushatën e Kosovës, në 17 vjetorin e bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, që çoi në çlirimin e Kosovës, raporton lajmi.net.

“Komandanti Mackey ka udhëhequr ceremoninë për të njohur veteranët e Kampanjës së Kosovës. Kjo ceremoni ishte e hapur për publikun”, shkruhet në mbishkrimin e një fotografie të postuar sot nga kjo organizatë në faqen zyrtare në Facebook.

Nderimi për veteranët amerikanë që kanë marrë pjesë në bombardimet në Kosovë, e që quhet “Fushata për Kosovën”, bëhet çdo vit nga kjo organizatë e veteranëve.

“Në vitin 1997, lufta civile e Serbisë u bë në Kosovë, lidhur me pavarësinë e kësaj të fundit. Serbët, të komanduar nga Sllobodan Millosheviq, filluan fushatën e spastrimit etnik- për të pastruar Kosovën nga myslimanët shqiptarë. Në vitin 1998, SHBA dhe NATO ndërhyri për të ndalur gjenocidin. Kjo është hera e parë që ndonjë shtet ka ndërhyrë në spastrimin etnik dhe ka arritur ta ndalojë atë. Përfshira e SHBA-së parandaloi vrasjet, por marrëdhëniet ndëretnike në mes shqiptarëve dhe serbëve, vazhdojnë të mos jenë të mira. Bombardimet e NATO-s me aleatë filluan më 24 mars 1999, mbi Jugosllavi. Gjatë bombardimeve u shkatërruan ura, rrugë, fabrika dhe po ashtu u ndërpre energjia elektrike dhe mjetet e komunikimit. Sulmet ajrore, që zgjatën 78 ditë, filluan të ndalonin spastrimin etnik, por në fakt ky mision ishte akoma i pasuksesshëm. Në vend të kësaj, Jugosllavia përforcoi sulmet e saj ushtarake me ç’rast mijëra persona nga Kosova u shdërruan në refugjatë- më shumë se 380 mijë persona u zhvendosën në Shqipëri dhe rreth 175 mijë të tjerë në Maqedoninë fqinje. Por pavarësisht kësaj, në fund, bombardimet përfundimisht i bën presion Serbisë që të nënshkruaj atë që u quaj Rezoluta 1244 e OKB-së”, thuhet në përshkrimin e Fushatës për Kosovën./lajmi.net