Shawn Mendes dhe Camila Cabello ndahen pas dy vitesh lidhje

Çifti shumë i dashur për publikun, Shawn Mendes dhe Camila Cabello janë ndarë.

ShowBiz

18/11/2021 20:36

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë ata, me anë të një statusi në rrjete sociale.

Camila dhe Shawn kanë deklaruar se do vazhdojnë të jenë miq të mirë, ndonëse kanë vendosur t’i japin fund lidhjes romantike.

“Ne kemi vendosur t’i japim fund lidhjes tonë romantike, por dashuria jonë për njëri-tjetrin është më e fortë se kurrë.

Ne e filluam lidhjen tonë si miq të ngushtë dhe do vazhdojmë të jemi të tillë. Ne e vlerësojmë mbështetjen tuaj që nga fillimi dhe ecim përpara. Camila dhe Shawn”, shkruhet në postimin e dyshes.