Shatri: Për teka të ekzekutivit të mos ndërpriten projektet e qeverive të kaluara

Vendimi për ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit dhe ai për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” janë ndër projektet më të përfolura në vend për sa i përket kostos së lartë të shpenzimit dhe kahjes që u është dhënë këtyre dy projekteve. Të njëjtat vazhdimisht janë kritikuar edhe nga opozitarët, që tanimë janë në ekzekutiv, teksa sipas njohësit të çështjeve ekonomike Haki Shatrit ato duhet të vazhdojnë së realizuari përderisa nuk ekzistojnë shkelje procedurale.

Lajme

25/02/2020 09:23

Haki Shatri, ish-ministër i Financave, njëherësh edhe ish-këshilltar për çështje ekonomike i ish-kryeministrit Ramush Haradinajt, në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë që projekti për ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit duhet të vazhdojë.

Duke folur mbi shkëputjen e disa vendimeve të marra nga qeveritë paraprake, Shatri ka theksuar se asnjë projekt nuk duhet të ndalet pa u bërë analiza të thella, duke përfshirë kështu edhe projektin për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.