Shaqiri shënon golin e parë me Lyonin ndaj Troyes

Skuadra e Lyonit po përballet me Troyes.

Sport

22/09/2021 22:13

Rezultati momental i ndeshjes mes Lyonit dhe Troyes është i barabartë 1-1, shkruan lajmi.net.

Për Lyonin sapo ka realizuar golin e barazimit futbollisti Xherdan Shaqiri. VIDEO

Ishte minuta e 48’ kur Shaqiri shënoi një gol të bukur për të barazuar rezultatin.

Është ky goli i parë i Shaqës me fanellën e Lyonit, që kur u transferua gjatë verës nga Liverpooli. /Lajmi.net/