Shaqiri me shokë e shijojnë detin e Brazilit
Pasi e kompletuan misionin, duke u kualifikuar në të tetën e finales, futbollistët shqiptarë po e shijojnë pak edhe detin e Brazilit, para sfidës së rëndësishme me Argjentinën.

Sport
Xherdan Shaqiri me shokë i ka lënë paksa anash mundin dhe djersën që e derdhën në fushë ne blertë në tri ndeshjet e para të fazës së grupeve, për ta shijuar paksa detin dhe plazhin e Brazilit.
“Duke e shijuar detin e Brazilit”, ka shkruar ylli shqiptar në rrjetin social, Instagram.
Në fotografinë e postuar, 22 vjeçari i Bayern Munichut shihet së bashku me shqiptarët tjerë, Admir Mehmedi e Blerim Xhemajli, si dhe me bashkëlojtarin tek Zvicra, Haris Seferovic.
Shaqiri realizoi tre gola në fitoren e Zvicrës ndaj Hondurasit, e cila ia siguroi këtij ekipi kualifikimin në të tetën e finales.