Shaqiri ka pranuar kushtet e Lyonit, Liverpooli pret ofertën e duhur për të

Xherdan Shaqiri ka arritur marrëveshje personale me Lyonin.

Sport

12/08/2021 08:18

Futbollisti i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri është shumë afër të transferohet tek skuadra franceze, Lyon e cila po këmbëngul për transferimin e tij.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Shaqiri ka kompletuar marrëveshjen me Lyonin dhe ka arritur marrëveshje personale me klubin dhe tani mbetet vetëm marrëveshja finale me Liverpoolin që “Big Shaq” të transferohet në “Groupama Stadium”, transmeton lajmi.net.

Shaqiri në rast të transferimit do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2024 me gjigantët francezë.

Ndërkohë, Lyoni ka ofruar 6 milionë euro për Shaqirin, por problemi qëndron tek Liverpooli sepse “The Reds” dëshirojnë një shumë më të madhe për ta lënë të lirë kosovarin.

Negociatat janë duke vazhduar dhe nuk ka ende marrëveshje ndërmjet klubeve./Lajmi.net/