Shaqiri i Liverpoolit

Xherdan Shaqiri mund të transferohet në Premierligë. Ylli kosovar pritet të largohet nga Bayern Munich, ndërsa kërkohet seriozisht nga Liverpool.

Sport

30/05/2014 18:26

Nga sezoni i ardhshëm, Xherdan Shaqiri mund të luajë në Premierligë.

Ylli kosovar pritet të largohet nga Bayern Munich gjatë afatit kalimtar të verës në drejtim të një skuadre ku do të gjejë minutazh më të madh se sa që pati në edicionin e fundit tek gjiganti bavarez.

Dhe, sipas mediave britanike, 22-vjeçari është objektiv i rëndësishëm i Liverpoolit.

Menaxheri Brendan Rodgers është në kërkim të përforcimeve për sezonin e ri dhe ylli nga Gjilani është një prej futbollistëve të kërkuar prej tij në Anfield.

Shaqiri ka pranuar se do të shqyrtojë të ardhmen e tij në Bayern gjatë kësaj vere, dhe Liverpool është opsion konkret.