Shansi i fundit për Barcelonën
El Clasico nuk e frikëson Gerardo Martinon, por trajneri i Barcelonës është realist dhe e di se dueli në Santiago Bernabeu kundër Real Madridit është i rëndësishëm jo vetëm për rivalitetin mes ekipeve por edhe për garën për titull në La Ligë. “Është shansi ynë i fundit për titull”, deklaroi trajneri i Barcelonës në konferencë…
Sport
El Clasico nuk e frikëson Gerardo Martinon, por trajneri i Barcelonës është realist dhe e di se dueli në Santiago Bernabeu kundër Real Madridit është i rëndësishëm jo vetëm për rivalitetin mes ekipeve por edhe për garën për titull në La Ligë.
“Është shansi ynë i fundit për titull”, deklaroi trajneri i Barcelonës në konferencë për shtyp.
Strategu argjentinas në këtë fazë të sezonit nuk e ka problem të paraqitet në udhëtim.
“Nuk është diçka e ndryshme nga ajo që bëjmë zakonisht. Gjendja në kampionat na detyron të mundohemi të fitojmë secilën ndeshje të mbetur”, shtoi ai.
Martino ka ide të qartë për t’ju qasur ballafaqimit me Realin.
“Duhet të luajmë mirë, të manovrojmë mirë dhe të mos i japim mundësi Realit të kundërsulmojë, duke iu shmangur dueleve një kundër një me Cristiano Ronaldo ose Bale. Rezultati do të varet nga ekuilibri mes sulmit dhe mbrojtjes”.