Shanin vizitorët në kor, merret masa ndaj 5 papagajve
Autoritetet në një kopsht zoologjik në Lincolnshire të Anglisë, vendosën të ndanin 5 papaga që qëndronin mes vetej, pasi kishin mësuar fjalë fyese dhe shanin vizitorët.
Fun
Papagajtë me emrat Billy, Eric, Tyson, Jade dhe Elsie iu bashkuan kolonisë prej 200 papagajsh gri në “Qendrën e Jetës së Egër” në Lincolnshire në muajin gusht dhe shumë shpejt mësuan të thonin fjalë të pista, transmeton lajmi.net.
Drejtori i qendrës, Steve Nichols deklaroi për “Daily Mail” se punonjësit e vunë re shumë shpejt se papagajtë kishin nisur t’i përvetësonin fjalët e pista. “Megjithatë nuk kishim parë që të shanin 5 zogj në të njëjtën kohë”, tha ai, përcjell A2News.
Sipas tij, për papagajtë nuk ishte ankuar askush prej vizitorëve, por ata morën masa t’i ndanin e t’i vendosnin në cepa të ndryshëm të kopshtit që sharjet e tyre në kor të mos dëgjoheshin nga fëmijët që po qëndronin në park. /Lajmi.net/