Shala për zgjedhjen e presidentes, Justina Shiroka-Pulës: Votimi u bë para skadimit të afatit

Avokati Hasan Shala ka komentuar zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në postin e presidentes së Kosovës. Shala fillimisht e ka uruar presidenten e zgjedhur, duke i dëshiruar sukses gjatë mandatit të saj pesëvjeçar. “Së pari, më lejoni ta uroj presidenten dhe t’ia uroj detyrën. I dëshiroj sukses në detyrën e saj tash pesëvjeçare, i dëshiroj shëndet…

Lajme

07/10/2026 19:55

Avokati Hasan Shala ka komentuar zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në postin e presidentes së Kosovës.

Shala fillimisht e ka uruar presidenten e zgjedhur, duke i dëshiruar sukses gjatë mandatit të saj pesëvjeçar.

“Së pari, më lejoni ta uroj presidenten dhe t’ia uroj detyrën. I dëshiroj sukses në detyrën e saj tash pesëvjeçare, i dëshiroj shëndet dhe punë”, ka deklaruar Shala në emisionin “Gazeta”, në kanal10.

Duke folur për aspektin kushtetues të procesit të zgjedhjes, Shala ka shprehur qëndrimin se Justina Shiroka-Pula është zgjedhur në përputhje me kompetencat kushtetuese, duke theksuar se, sipas tij, çështja kryesore lidhet me kohën kur është zhvilluar votimi.

“Konsideroj se u zgjodh në suaza të kompetencës së Kushtetutës, ngase votimi është bërë para skadimit të afatit prej 24 orësh. Numërimi, shpallja e rezultateve dhe dhënia e betimit u bënë jashtë këtij afati. Konsideroj që këto janë çështje teknike, por kryesore është se kemi të bëjmë me votimin që ka filluar para skadimit të afatit”, ka thënë Shala.