Shala për Ramën: Thojke lexoni libra në kolonë, na ka ofenduar

Opinionisti Azdren Shala ka folur për trafikun në Prishtinë, duke thënë se është një kaos. Në lidhje me kryetarin aktual të Prishtinës, Përparim Rama ai tha se na ka ofenduar, duke thënë lexoni libra në kolonë. “E di që me ec është mirë, është e shëndetshme, por njerëzit kanë nevoja ta përdorin makinën dhe nuk…

Lajme

23/09/2025 23:43

Opinionisti Azdren Shala ka folur për trafikun në Prishtinë, duke thënë se është një kaos.

Në lidhje me kryetarin aktual të Prishtinës, Përparim Rama ai tha se na ka ofenduar, duke thënë lexoni libra në kolonë.

“E di që me ec është mirë, është e shëndetshme, por njerëzit kanë nevoja ta përdorin makinën dhe nuk mundesh ti të llogaritësh në Prishtinë që kryen punë kur ke ndonjë urgjencë, që i bie ky kaos urbanistik që e kemi ne, në trafik sidomos është i tmerrshëm”.

“Na ka ofenduar, thojke lexoni libra në kolonë, shihja këshillën, shko me Daut Demakun, bëje një organizatë të mendimit pozitiv. Mos bënu hajgare. Na ka ofenduar për katër vjet”, u shpreh tutje Shala në Klan.