Shala për PDK-në: NISMA ishte gati për bashkim politik, por mungoi vullneti nga pala tjetër
Anëtari i NISMA-s, Endrit Shala, ka deklaruar se partia e tij ka qenë e gatshme të garojë në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, porse ka munguar vullneti nga ana e PDK-së. “Por, përkundër të gjithave… nga ana tjetër nuk pati vullnet. Pati refuzim. Jo të thënë shumë hapur, por i bërë me njëfarë “stili”……
Lajme
Anëtari i NISMA-s, Endrit Shala, ka deklaruar se partia e tij ka qenë e gatshme të garojë në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, porse ka munguar vullneti nga ana e PDK-së.
“Por, përkundër të gjithave… nga ana tjetër nuk pati vullnet. Pati refuzim. Jo të thënë shumë hapur, por i bërë me njëfarë “stili”… me njëfarë kinse “diplomacie”… me deklarata që s’thonë asgjë, por nënkuptojnë shumë. Dhe elektorati besoj e ka lexu dhe do e lexoj qartë këtë”, shkroi Shala.
Duke iu përgjigjur një debati publik për mundësinë që NISMA të mos e kalojë pragun zgjedhor, Shala u shpreh se partia ka një bazë votuesish të qëndrueshëm prej gati 12 vjetësh.
“Ne nuk ikim prej kësaj pyetjeje. E dimë, e dëgjojmë çdo ditë. E themi drejt: NISMA ka një trup votues të qëndrueshëm prej gati 12 vitesh. Njerz që votën s’e shesin. S’e ndërrojnë. S’e devijojnë. Njerz që e kërkojnë këtë zë, e kërkojnë zërin e Fatmir Limaj dhe të NISMA-s në Kuvend. Në zgjedhjet e fundit kemi pas afër 30 mijë vota, pa pushtet, pa privilegje, pa poste”, tha tutje ai.
Shala i bëri thirrje mbështetësve që kanë kërkuar bashkim politik që t’i bashkohen listës së NISMA-s.
“Me ju, pragun jo vetëm që e kalojmë, por e tejkalojmë me dinjitet,” përfundoi ai.