Shala për Mihalin: E bija e grekut ka guxim ta kritikoj Haradinajn për patriotizëm
Analisti politik, Azdren Shala, e ka komentuar statusin e Dejona Mihalit të VV-së e cila tha se në seancën e sotme konstituive “nuk patën dorë me ngrit kundër Listës Serbe as PDK, as AAK. Tradhtarë të vetes tuaj”. Shala tha se kjo është çoroditja morale që kreu i VV-së, Albin Kurti, ia ka bërë shoqërisë…

Lajme
Analisti politik, Azdren Shala, e ka komentuar statusin e Dejona Mihalit të VV-së e cila tha se në seancën e sotme konstituive “nuk patën dorë me ngrit kundër Listës Serbe as PDK, as AAK. Tradhtarë të vetes tuaj”.
Shala tha se kjo është çoroditja morale që kreu i VV-së, Albin Kurti, ia ka bërë shoqërisë kosovare, teksa Mihalin e quajti “bija e grekut”, e për të cilën tha se shqiptarinë e ka veç kuriozitet.
“Kjo është çoroditja morale që e ka bërë Albin Kurti në shoqërinë tonë. Kjo e bija e grekut që shqiptarinë e ka veç kuriozitet, nuk mëshirohet kurrgjë me këto vlera, i shtet ose e gjykon për patriotizëm AAK-në dhe PDK-në”.
“Ndërkohë, nëse ka një Adem Jashar të gjallë dhe që ecë, ai është Ramush Haradinaj, vetëm këtij i takon ai epitet e kjo nuk e di ku e gjen kjo atë burim moral. Nëse një shqiptari i takon epiteti ‘Adem Jashari i gjallë’, ai e ka emrin veç Ramush Haradinaj. E kjo merr guxim e kurajo për ta gjykuar Ramushin për patriotizëm”, tha Shala në Rubikon në Klan Kosova.
Tutje, Shala tha se në seancën e sotme konstituive ku u zgjodh Nenad Rashiqi nënkryetar kuvendi është shkelur Kushtetuta.
“Sot kemi kaluar në një stad tjetër. Deri më sot e kemi shkelur Kushtetuën pa na e sjell aktgjykimin e tash e kemi aktgjykimin dhe e shkelim Kushtetutën. Kjo është e paparë”, tha ai.