Shala nxjerr e-mailin: Liburn Aliu e ka informuar Kurtin për rastin e ambalazhuesve
Opinionisti Azdren Shala tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ishte i informuar për problemin me ambalazhuesit e ujit për të cilën çështje u intervistua para pak ditësh ish-ministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu. Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Shala tha se Aliu e kishte informuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti…
Lajme
Opinionisti Azdren Shala tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ishte i informuar për problemin me ambalazhuesit e ujit për të cilën çështje u intervistua para pak ditësh ish-ministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu.
Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Shala tha se Aliu e kishte informuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për këtë çështje, teksa lexoi një pjesë të një emaili që ai tha se Aliu ia kishte dërguar Kurtit.
“Liburn Aliu e informon Albin Kurtin për problemin e ambalazhuesve të ujit. E ka ditë krejt dallaverin aty ai. Liburni ka qenë në cilësinë e të dyshuarit, Albini në këtë rast është ftuar në cilësinë e dëshmitarit. Pra, nuk shkon (në Prokurori, shën.red.)… Nuk ka shku tre herë. Çka shkruan? Zoti kryeministër, duke u kërkuar shumë falje në një situatë kur Kosova po ballafaqohet me agresionin serb, detyrohem t’iu shkruaj për një çështje për të cilën vërtetë kërkon vëmendjen tuaj dhe vazhdon për ambalazhuesit… Email-i është i dërguar me datën 12 dhjetor 2022″, tha Shala.