Labinot Rexha për intervistim në Polici: Pistoleta ishte me gaz, ishte e një dasmori
Këngëtari Labinot Rexha ka bërë të ditur për Indeksonline se është lajmëruar nga Policia për t’u intervistuar lidhur me videon e publikuar, ku pretendohet se shihet duke shtënë me armë gjatë një ahengu familjar në Klinë. “Jam lajmëruar sot në Polici, por do të intervistohem të hënën”, ka deklaruar Rexha. Ai ka mohuar se bëhet…
Lajme
Këngëtari Labinot Rexha ka bërë të ditur për Indeksonline se është lajmëruar nga Policia për t’u intervistuar lidhur me videon e publikuar, ku pretendohet se shihet duke shtënë me armë gjatë një ahengu familjar në Klinë.
“Jam lajmëruar sot në Polici, por do të intervistohem të hënën”, ka deklaruar Rexha.
Ai ka mohuar se bëhet fjalë për armë të vërtetë, duke sqaruar se pistoleta ka qenë me gaz.
Rexha gjithashtu ka pretenduar se arma ishte e një dasmori.