Shakatë me Januzajn
Adnan Januzaj ishte temë e nxehtë në Angli të hënën, por jo për arsye të zakonshme, paraqitje të mirë në një ndeshje ose ndonjë gol të shënuar. Ylli kosovar i Manchester Unitedit u akuzua nga studentja Melissa McKenzie se ishte “personi më koprrac” që kishte takuar ndonjëherë në jetën e saj. Në fakt, ata ishin…
Sport
Adnan Januzaj ishte temë e nxehtë në Angli të hënën, por jo për arsye të zakonshme, paraqitje të mirë në një ndeshje ose ndonjë gol të shënuar.
Ylli kosovar i Manchester Unitedit u akuzua nga studentja Melissa McKenzie se ishte “personi më koprrac” që kishte takuar ndonjëherë në jetën e saj.
Në fakt, ata ishin marr vesh të dalin në darkë dhe Januzaj, i cili ishte paraqitur në takim me gardërobë sportive, e dërgoi atë në Nando’s, restorant i lirë.
Për më tepër McKenzie u desh të paguante edhe parkingun për veturën e saj edhe pse Januzaj shpenzoi 18 funte për ushqimin. Dhe, në llogari të kësaj ngjarjeje, në rrjetin social Twitter është hapur një llogari me emrin “Cheap Januzaj”, Januzaj i lirë, që ka bërë disa postime duke bërë shaka me yllin kosovar.
“Në shkollë Adnan Januzaj gjithmonë e mbante uniformën edhe në ditën kur nuk ishte e domosdoshme në mënyrë që të mos shpenzojë 1 funt shtesë”. “Adnan Januzaj një herë u zu duke vjedhur metalikë nga një donacion”. “Adnan Januzaj është një prej atyre personave të bezdisshëm që gjithmonë u ‘cingërojnë telefonin’ duke pritur që ju ta thërrisni”.
Menuja e ‘dytë’ i Januzajt me McKenzien“Januzaj nuk pagoi asnjë cent. Fatmirësisht, Anderson i dha kartelën e tij të Nando’s para se të transferohej në Itali”.
“Adnan Januzaj një herë ka kaluar gjithë javën me 5 funte në xhep”. Këto janë disa prej postimeve të bëra, në mes fotografive që kanë pasqyruar ‘darkat luksoze’ të Januzajt.