Sfida e re që ka pushtuar rrjetet sociale

Një sfidë e re në rrjetet sociale ka bërë që mijëra të rinj të postojnë video të vetes së tyre duke u shfaqur ‘të shëmtuar’, në mënyrë që njerëzit të mos e gjykojnë dikë në bazë të dukjes.

Fun

08/07/2015 20:30

Sfida më e re që është shfaqur në rrjetet sociale ka bërë që shumë të rinj të vizatojnë fytyrën e tyre në emër të pozitivitetit trupor – por videot duket se kanë marrë kahje tjetër.

Hashtagu “#DontJudgeChallenge” është bërë trend sidomos në Instagram dhe Twitter, ku të hënën u postuan rreth 85,000 postime duke përdorur këtë hashtag, transmeton Lajmi.net.

Për të marrë pjesë në këtë sfidë, të rinjtë po incizojnë vetën e tyre duke u dukur “të shëmtuar” dhe më pas duke u kthyer në pamjen e tyre reale.

Për qëllimin e kësaj sfide, të jesh jotërheqës ose i shëmtuar përfshin vendosjen e syzeve, prishjen e flokëve dhe përdorimin e grimit për të bërë akne të rrejshme dhe dhëmbë të prishur, transmeton Lajmi.net.

Një përmbledhje prej këtyre videove mund ta shihni më poshtë, kurse për të parë videot në kohë reale nga ky trend klikoni këtu.