Sezoni i ri, Atalanta e vjetër
Atalanta ka dhënë shenjat e para se do të jetë skuadër pretendente për titull në sezonin 2020-2021.
Sport
Këtë më së miri e tregon fitorja e tyre me rezultat 1:4 në udhëtim te Lazio, në kuadër të xhiros së dytë të Serie A.
Fituesi i kësaj ndeshje u përcaktua në pjesën e parë, me Atalantën që shënoi tri herë.
Robin Gosens, Hans Hateboer dhe Alejandro Gomez çuan me epërsi prej tri golave në pushimin e pjesës së parë skuadrën e Gasperinit.
Golin e vetëm për Lazion e shënoi Felipe Caicedo, në minutën e 57’, para se katër minuta më pas, Alejandro Gomez i të shënonte për 1:4.
Pas dy ndeshjeve në Serie A, Atalanta numëron gjashtë pikë, me tetë gola të shënuara./Lajmi.net/