Policia realizon operacion në dy fshatra të Zubin Potokut, gjen eksplozivë, armë e fishekë

Policia e Kosovës, si rezultat i bashkëpunimit me qytetarë, kanë çuar në zbulimin dhe sekuestrimin e armëve ilegale, duke realizuar një operacion të suksesshëm policor në veri të Kosovës. Gjatë komunikimit të rregullt me qytetarët, zyrtarët policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë veri kanë pranuar informacione se në dy lokacione ne komunën e Zubin…

Lajme

13/10/2026 16:37

Policia e Kosovës, si rezultat i bashkëpunimit me qytetarë, kanë çuar në zbulimin dhe sekuestrimin e armëve ilegale, duke realizuar një operacion të suksesshëm policor në veri të Kosovës.

Gjatë komunikimit të rregullt me qytetarët, zyrtarët policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë veri kanë pranuar informacione se në dy lokacione ne komunën e Zubin Potokut, mund të ketë armë dhe mjete të tjera ilegale.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë ndërmarrë veprime të shpejta dhe profesionale, duke kryer kontroll në lokacionet e dyshuar. Gjatë kontrollit ne rastet si ne vijim janë gjetur dhe sekuestruar:

Rasti I

Në fshatin Paruce , Zubin Potok, njësitë policore kanë kryer kontroll në një objekt te pabanuar (shtallë për ushqimin e bagëtive), ku kanë gjetur dhe konfiskuar:

-141 fishek te armës se gjate

-21 fishek te armës se gjate me kreher

– 2 fishek te pushkës se gjuetisë

– 4 granata dore

– Një tyt e pushkës se gjuetisë

– 48 gëzhoja te pushkës se gjuetisë.

– 1 pajisje për mbushjen e fishekëve

– 4 kuti me barot.

– Sfera për mbushjen e fishekëve te gjuetisë

– Kapcolla dhe tampon për fishek.

– 1 gaz maske ushtarake

– Një Bajonet ushtarake.

Rasti II

Në fshatin Ranqiq , Zubin Potok, njësitë policore kanë kryer kontroll në një objekt te pabanuar kanë gjetur dhe konfiskuar:

– 1 arme e shkurt (pistolet)

– 4 granata dore

– 2056 cop fishekë te kalibrave te ndryshëm

Lidhur me këto raste, deri në këtë fazë nuk ka persona të arrestuar.

Në vendin e ngjarjes, kanë dalë edhe njësitë për trajtimin e mjeteve eksplozive (IEOD), të cilat kanë tërhequr mjetet eksplozive në mënyrë të kontrolluar.

Të gjitha veprimet policore i janë paraqitur Prokurorit te Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rasteve për veprën penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që të vazhdojnë të ndajnë informacione që ndihmojnë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Çdo informacion mund të raportohet në numrin emergjent 192.