Presidentja viziton familjen e Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi: Në këto ditë të vështira, na duhet unitet në përpjekjet për të rikthyer çlirimtarët
Presidentja e Kosovës, Jestina Shiroka Pula ka vizituar familjen e Jakup Krasniqit. Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi ka publikuar fotografi të djalit të tij, Gegës me Presidentën. “Presidentja na nderoi sot me praninë e saj. Me këtë rast, i uruam punë të mbarë dhe suksese në misionin e saj në shërbim të Republikës së…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Jestina Shiroka Pula ka vizituar familjen e Jakup Krasniqit.
Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi ka publikuar fotografi të djalit të tij, Gegës me Presidentën.
“Presidentja na nderoi sot me praninë e saj. Me këtë rast, i uruam punë të mbarë dhe suksese në misionin e saj në shërbim të Republikës së Kosovës! Në këto ditë të vështira, jo vetëm për ne si familje, por edhe për shtetin tonë, na duhet unitet, solidaritet dhe përkushtim i palëkundur në betejat ligjore në përpjekjet për rikthimin në atdhe të çlirimtarëve tanë”, ka shkruar Altin Krasniqi. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: