Sevilla shumë afër transferimit të Tanguy nga Bayerni
Skuadra e Sevillas është shumë afër transferimit të mbrojtësit të Bayern Munichut, Tanguy Nianzou. Lajmin e konfirmon Fabrizio Romano, sipas të cilit bisedimet janë duke shkuar mirë dhe së shpejti pritet të ndodhë hedhja e firmës. Sevilla shpreson që këtë marrëveshje ta kryejë këtë javë, transmeton lajmi.net. Orët e ardhshme pritet të jenë vendimtare në…

Sport
Skuadra e Sevillas është shumë afër transferimit të mbrojtësit të Bayern Munichut, Tanguy Nianzou.
Lajmin e konfirmon Fabrizio Romano, sipas të cilit bisedimet janë duke shkuar mirë dhe së shpejti pritet të ndodhë hedhja e firmës.
Sevilla shpreson që këtë marrëveshje ta kryejë këtë javë, transmeton lajmi.net.
Orët e ardhshme pritet të jenë vendimtare në lidhje me transferimin e francezit në Spanjë.
Lojtari nuk u shqua për ndonjë paraqitje te bavarezët, por kjo nuk po i pengon ish-fituesve të Europa League. /Lajmi.net/