Server: Vuçiq nuk do ta njohë Kosovën, më përpara ka gjasë që Serbia të ketë president të ri se të ndodhë kjo

Analisti politik amerikan, Daniel Sever ka deklaruar se ai beson që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq , nuk do ta njohë shtetin e Kosovës.

Lajme

29/10/2020 10:05

“Ai, Vuçiq nuk do ta bëj, unë e besoj këtë. Unë mendoj se Serbia ka më shumë të ngjarë të ketë një president të ri, para se ai të njohë Kosovën”, tha Server, transmeton lajmi.net.

Sipas tij ka ende një iluzion politik se Kosova është ende në Serbi.

“Të gjithë politikanët në Serbi duhet kuptuar se kurrë nuk do ta qeverisin  Kosovën përsëri dhe se duhet ta njohin sovranitetin dhe pavarësinë e saj, si kusht për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian. Politikanët në Serbi janë të vetmit që ende përdorin çështjen e Kosovës për të fituar disa pikë politike dhe për të shpërqendruar vëmendjen nga situate e keqe ekonomike”, shtoi ai.

Deklaratave të një numri të madh të politikanëve në Serbi të cilët thonë se “Kosova është zemra e Serbisë”, Server iu përgjigj duke thënë se ata duhet të vizitojnë Kosovën  për të kuptuar situatën.

Server u deklarua edhe për marrëveshjen e Washington-it, me një rrëmuje të hollë.

“Unë mendoj se e gjitha është një rrëmujë e hollë. Nëse vërtet dëshironi normalizim duhet kuptuar se marrëveshja në Washington është vetëm një mjet fushate e Trump-it.Kjo marrëveshje nuk do të vlejë, përveç nëse zbatimi i saj shoqërohet me mbështetje të madhe. Deri më tani, nuk ka pasur pothuajse asgjë, ose shumë pak, përveç deklaratave nga dhomat e tregtisë. Kjo është vlera e vetme”, tha ai.

Sipas Server, plani për shkëmbim të territoreve nuk është varrosur./Lajmi.net/