Sërish zarf i zi në Big Brother VIP Albania 5

Vëllai i Madh ka dërguar sot (e hënë) një zarf të zi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, pas mosbindjes së grupit të Gretës për të marrë pjesë në provat e sfidës së kërcimit. Kur ra gongu që banorët të shkonin të nisnin provat, Baby G u shpreh se fillimisht do të përgatiste ushqimin…

ShowBiz

02/02/2026 17:01

Vëllai i Madh ka dërguar sot (e hënë) një zarf të zi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, pas mosbindjes së grupit të Gretës për të marrë pjesë në provat e sfidës së kërcimit.

Kur ra gongu që banorët të shkonin të nisnin provat, Baby G u shpreh se fillimisht do të përgatiste ushqimin dhe më pas do t’i bashkohej provave.

Për shkak të moszbatimit të urdhrit, Vëllai i Madh vendosi anulimin e televotimit aktual, duke theksuar se pasojat për grupin që nuk u bind do të bëhen të ditura të martën.

Grupi i Selin është shpallur automatikisht fitues i sfidës së kërcimit.

Në mesazhin e zarfit të zi, Vëllai i Madh rikujtoi se autoriteti i tij është i panegociueshëm dhe se çdo mosbindje ndaj urdhrave të tij do të shoqërohet me pasoja për banorët.

Zarfi i zi thotë:

“Banorë, Vëllai i Madh ka ndjekur me vëmendje sjelljen tuaj gjatë ditës së sotme.

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për të realizuar sfidën e kërcimit, grupi i Gretës ka zgjedhur të mos i bindet Vëllait të Madh.

Siç u njoftuat, kjo sfidë është shumë e rëndësishme për spektaklin e radhës, ndaj për shkak të moszbatimit të këtij urdhri, Vëllai i Madh ju njofton se televotimi aktual anulohet.

Vendimi për pasojat që do të ketë grupi që nuk është bindur do t’iu komunikohet gjatë mbrëmjes së nesërme.

Ndërkohë, Vëllai i Madh njofton se grupi i Selin shpallet automatikisht fitues i kësaj sfide dhe do të jetë ai që do të performojë live.

Vëllai i Madh ju rikujton se autoriteti i tij nuk anashkalohet dhe se mosbindja ndaj urdhrave të tij sjell pasoja për ju”.