Serie A ndan çmimet, Ronaldo lojtari më i mirë i vitit
Kampionati italian, Serie A, ka ndarë çmimet individuale për edicionin 2018/19.
Sport
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka vazhduar dominimin e tij edhe në futbollin italian, duke u shpallur lojtari më i mirë i viti (MVP), për edicionin 2018/19, përcjell lajmi.net.
Lojtari ka arritur që të shpallet kampion me skuadrën e Juventus, titull ky që ishte i teti radhazi për ‘Zonjën e vjetër’.
Një çmim ka fituar edhe Nicolo Zaniolo, talenti i Romës, i cili është shpallur lojtari më i mirë i ri.
Samir Handanovic, kapiteni i Inter, është shpallur portieri më i mirë i sezonit, ndërsa Kalidou Koulibaly është mbrojtësi më i mirë.
Milinkovic Savic i Lazio është mesfushori më i mirë, kurse Fabio Quagliarella është shpërblyer me çmimin si sulmuesi më i mirë. /Lajmi.net/