Seriale televizive që patjetër duhet t’i shikoni (VIDEO)

Këto janë disa nga seritë televizive që duhet të shikohen, të cilat mund t’i gjeni edhe me titra shqip.

ShowBiz

23/04/2016 16:36

Në televizionet amerikane dhe ato angleze, viteve të fundit po shfaqen seriale më të mira të bëra ndonjëherë.

Çdo vit, kualiteti i skenarit dhe aktrimit po rritet me të madhe ndërsa momentalish janë duke u shfaqur edhe seri që po bëjnë historinë, shkruan lajmi.net.

Më poshtë i keni disa nga serialet më të vlerësuara vitet e fundit, episodet e të cilëve mund t’i gjeni edhe me titra shqip.

Breaking Bad (5 sezona – 62 episode) – Me një finale perfekte të shfaqur në vitin 2013, ‘Breaking Bad’ po cilësohet si serali më i mirë, jo vetëm i viteve të fundit, por i të gjitha kohëve. Ai tregon për një profesor të kimisë, i cili fillon të prodhojë drogën më të pastër në vend, nga e cila bëhet shumë i pasur.

giphy

Game of Thrones (5 sezona – 50 episode) – Fansat e serialit po presin fillimin e sezonit të gjashtë dhe momentalisht është seriali më i shikuar. Seriali tregon historinë e shtatë familjeve, të cilët luftojnë për fronin e mbretërisë pas vdekjes së mbretit.

giphy (1)

Sherlock (3 sezona – 10 episode) – Është serial britanik i realizuar nga BBC, bazuar në personazhin Sherlock Holmes, i cili me një mendje briliante zgjedh krimet në vend, bashkë me mikun e tij Dr. Watson.

Sherlock benedict cumberbatch sherlock holmes shut up thinking

Prison Break (4 sezona – 79 episode) Është një serial shumë i pëlqyer nga ata që e kanë shikuar dhe gjithmonë rekomandohet nga të gjithë. Michael Scoffield është një arkitekt shumë i mençur, i cili hyn në burg për të shpëtuar vëllain e tij nga dënimi për vdekje.

series prison break michael scofield wentworth miller

Daredevil (2 sezone – 26 episode) – Nëse ju pëlqejnë superheronjtë dhe filmat me tam ky serial i realizuar nga Netflix dhe Marvel’ është zgjedhje përsosur. Skenat e luftimeve janë aq të vërteta saqë ndonjëherë ju bën që të largoni sytë duke mos duruar të shikoni personazhet duke u përleshur. (Nga universi i DC, ja vlen të shikohet ‘Gotham’, ku prezantohen personazhet negative nga koha kur Batman ka qenë vetëm fëmijë).

Mic marvel netflix daredevil punisher

Gotham frozen chill gotham on fox fox broadcasting

House of Cards (4 sezona – 53 episode)Edhe një nga serialet më të suksesshme të Netflix nuk ka si të mos jetë në këtë listë, sidomos i rekomanduar shumë për përcjellësit e politikës. Frank Underwood është personazhi i cili bën dredhitë e panumërta për të arritur në pozitat më të larta në politikën amerikane.

Mashable house of cards frank underwood started kevin spacy