Sergio Ramos ka një mesazh për Varanen pas transferimit të tij tek Man Utd

Sergio Ramos ka vlerësuar ish-bashkëlojtarin e tij, Raphael Varane.

Sport

29/07/2021 12:29

Ramos dhe Varane ishin njëra ndër dyshet më të mira në dekadën e fundit duke fituar katër Liga të Kampionëve dhe një La Liga, shkruan lajmi.net.

Varane është afër të zyrtarizohet si lojtar i Manchester United, pasi “The Red Devils” kanë arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e tij.

Ramos shfrytëzoi rastin që përmes llogarisë së tij zyrtare në Instagram, ta falënderojë francezin.

“I dashur Rapha, unë vetëm mund të falënderoj për këto vite miqësije, dashamirësie dhe triumfesh, dhe të uroj ty fat për fazën e re e cila do të jetë emocionuese”, tha Ramos.

“Nëse luajmë kundër njëri tjetrit, gjithmonë do e mbështesësh klubin nga vendi yt, apo jo?”, përfundoi Sergio Ramos me shaka./Lajmi.net/