Sergio Ramos i gatshëm të largohet nga Reali dhe t’i bashkohet gjigantit anglez

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos është duke konsideruar largimin nga klubi dhe transferimin në Premierligë.

Sport

03/12/2020 16:21

Qendërmbrojtësit i skadon kontrata në qershor, ndërsa ende s’ka nisur negociatat për rinovim, transmeton lajmi.net.

Sipas Onda Cero, Ramos është duke menduar largimin dhe ka oferta nga Italia dhe Anglia.

PSG gjithashtu thuhet se është duke e vëzhguar 34-vjeçarin dhe do t’i ofrojnë kontratë trevjeçare me vlerë 18 milionë euro për sezon.

Sidoqoftë, në garë është edhe Manchester Unitedi, meqenëse Ole Gunnar Solskjaer dëshiron ta transferojë në “Old Trafford”.

Ramos është ndër lojtarët më të suksesshëm duke fituar 18 trofe me Realin dhe Kombëtaren e Spanjës./Lajmi.net/